Kush është Tur Koçeku, biznesmeni i dhunuar në Palasë

Turi Koçeku që zyrtarisht ka zgjedhur të vetëquhet Luçiano Koçeku është bërë protagonist në një sherr masiv të ndodhur në një lokal nate në Palsë, “Sin”.
Ajo që duhet të ishte një natë argëtimi për grupin e të rinjve këtë fund gushti, u kthye në një pikëpyetje të madhe për jetën e Koçekut, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital pasi ka pësuar dëme të mëdha në kokë. Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.
Tashmë Koçeku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa në kërkim janë shpallur dy personat e identifikuar si Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi.
ZËRI raportoi se pjesëmarrës në sherr ka qenë dhe Fatmir B., një person i shpallur në kërkim më herët për një plagosje që ka kryer në Komunën e Parisit,ngjarje ku mbeti i lënduar Mirel Ishka tek lokal “De Capo”./ Zëri

