Merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti në Rrugën e Arbrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 17:12

Foto Ilustruese
Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Rrugën e Arbrit.
Mësohet se mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin G. M, është djegur plotësisht.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.