Mehmeti: Si mund të ngelësh në gjuhën shqipe pas 12 vitesh shkollë?

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, komentoi rezultatet e Maturës Shtetërore 2026, duke shprehur shqetësim për nivelin e njohurive të maturantëve në gjuhën shqipe.

Sipas Mehmetit, është alarmante që pas 12 vitesh arsimimi disa nxënës nuk arrijnë të kalojnë provimin e gjuhës shqipe apo të dallojnë koncepte bazë të letërsisë, si metafora dhe krahasimi.

Ai theksoi se kjo situatë ngre pikëpyetje mbi cilësinë e mësimdhënies dhe efektivitetin e sistemit arsimor në përgatitjen e nxënësve.

EMISIONET