Mehmeti: Mungesa e kurrikulës dhe këshillimit të karrierës po dëmton përgatitjen e të rinjve
Pedagogu Ndriçim Mehmeti, i ftuar në emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, foli për rezultatet e Maturës Shtetërore 2026 dhe evidentoi mangësitë e sistemit arsimor në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.
Sipas Mehmetit, arsimi parauniversitar nuk ofron një kurrikulë që aftëson nxënësit për jetën profesionale, ndërsa mungon edhe këshillimi i mirëfilltë i karrierës.
Ai theksoi se orientimi profesional nuk duhet të kufizohet vetëm te sugjerimi i vendeve të punës, por duhet t'i pajisë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës.
Mehmeti ngriti shqetësimin se shumë maturantë përfundojnë gjimnazin pa zotëruar aftësi bazë, si hartimi i një CV-je apo jetëshkrimi profesional, duke e konsideruar këtë një tregues të mungesës së përgatitjes praktike për sfidat e punësimit.

