"Megaskandali po vlon", Pampuri: Rama të dorëhiqej, loboi për të goditur Bashën e opozitën

Orjola Pampuri në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj  foli lidhur me situatën në të cilën gjendet parlamenti si dhe për përjashtimin e një pjese të deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Pampuri bën përgjegjës për këtë situatë Ramën për të cilin thotë se  është përfshirë në "një skandal që nëse do të ishte përfshirë një kryeministër i një vendi europian minimumi do të ishte dorëheqja".

Orjola Pampuri: Kemi qenë të gjithë të një mendimi që përjashtimet e deputetëve janë të paprecedenta. Ka qenë një qëndrim që është i njëjtë dhe me atë të Tabakut e Bardhit. Të jesh në seancë në parlament për të bërë pyetje për një megaskandal që po vlon në të gjitha mediat ndërkombëtare e amerikane, për një skandal që nëse do të ishte përfshirë një kryeministër i një vendi europian minimumi do të ishte dorëheqja. Deputetët kërkuan mocion me debat me ramën që ti drejtojnë pyetjet për skandalin ku është përfshië një kryeministër me ish agjentin e FBO duke cënuar parlamentarizmin. Të lobosh për të goditur ish liderin e  opozitës zotin Basha dhe kundër opozitës ke cënuar pluralizmin dhe një marrëdhënie 32-vjeçare SHBA-Shqipëri.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

edi rama opozita protesta

EMISIONET