Media belge: Kasandër Noga në kërkim për atentatin në Bruksel, 6 plumba Erion Hasanbelliut

Dy ditë pas atentatit me 6 plumba ndaj shqiptarit Erion Hasanbelli në Bruksel mediat belge vazhdojnë të raportojnë detaje mbi ngjarjen. Sipas tyre, autor i krimit është Kasandër Noga, i cili ka një konflikt 20-vjeçar me të plagosurin. Sulmi ndaj Mikel Hasanbelliut që njihet edhe me emrin Erion, është parë nga dëshmitarë të shumtë ndërsa është regjistruar edhe  nga kamerat e sigurisë.

Media belge: Kasandër Noga në kërkim për atentatin në

Bruksel-  Mediat belge vazhdojnë të raportojnë detaje mbi atentatin ndaj 43-vjeçarit shqiptar Erion Hasanbelliu i cili ka pësuar lëndime të rrezikshme për jetën nga të shtënat me armë zjarri në Bruksel rreth orës 20:00 të së shtunës 11 qershor 2022. 

Ai ka marrë gjashtë plumba në shpinë dhe në këmbë ndërsa i dyshuari për autorësinë e sulmit është 44-vjeçari shqiptar Kasander Noga. 

Autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt vdekjeprurëse për njëzet vjet. Konkretisht Kasandër Noga është akuzuar për 'vrasjen në spital' ku u ekzekutua babai Hasanbelliut. 

Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi ndaj Kasander Nogës dhe një personi të dyshuar për vrasjen në Tiranë në një kafene në Antvverp të Brukselit. Vetë 44-vjeçari Noga i mbijetoi atij sulmi por miku i tij mbeti i vrarë.

‘I dyshuari është kryekrimineli shqiptar Noga Kasander 44 vjeç. Autori dhe viktima janë përfshirë në një grindje vdekjeprurëse për njëzet vjet. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen ku u ekzekutua dhe babai i Hasanbelliut. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasanderit në një kafene në Antëerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi këtij sulmi”shkruan hln.be

Përplasjet mes palëve kanë vazhduar derisa mbrëmjen e të shtunës, 11 qershor 2022 Erion Hasanbelliu është qëllua para hyrjes së një hotelit në lagjen Place De Brouckère në Bruksel.

Kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka, kolegu im e pa që ndodhi dhe është në shok”, ka thënë për median belge një punonjës i hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas dy dëshmitarëve okularë, të cilët ndodheshin pak metra larg vendit të krimit, dy persona janë parë pranë njëri tjetrit, siç duket në ndjekje në momentin që njëri prej tyre qëlloi papritmas tjetrin disa herë dhe iku në një rrugë dytësore.

Ai ishte tullac, i vogël dhe trupmadh”, kujton gruaja dëshmitare.

I plagosuri njihet për precedentët e tij penalë pasi në vitin 2016 u arratis nga burgu në itali.

Në vitin 2009 Gjykata e Fierit e dënoi me burgim të përjetshëm, më pas dënimi u rishikua dhe ul në 25 vite.

Në vitin 2014, ndërsa ishte i paraburgosur në burgun e Peqinit, atij iu njoftua një urdhër arresti ndërkombëtar. Më 4 gusht 2015 Mikel Hasanbelliut, i njohur si “Erioni” u ekstradua nga Shqipëria në Itali. Një vit më vonë ai rifitoi lirinë pasi u arratis nga burgu i Rebibbias në Itali.

EMISIONET