Atentati ndaj 43 vjeçarit shqiptar në Bruksel, identifikohet autori i dyshuar, dalin pamjet (Video)
Pamjet pas momentit të atentatit të Erion Hasanbelliut janë publikuar sot në mediat belge.
43 vjeçari që u qëllua mbrëmjen e së shtunës, më 11/06/2022 në Bruksel, me gjashtë plumba në shpinë dhe këmbë është jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari për plagosjen e Hasanbelliut është 44 vjeçari Kasander Noga.
Autori dhe i plagosuri janë përfshirë në një konflikt për njëzet vjet. Noga është i njohur për vrasjen e babait te Hasanbelliut ne 2000.
Një vit më vonë, Erion Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Nogës në një kafene në Antwerp. ndërsa ai vetë u plagos.
Zona ku ndodhi plagosja e Hasanbelliut njihet nga autoritetet belge si një zonë aspak e qetë ku shpesh ka trazira, megjithatë të shtënat me armë gjatë ditës për banorët është diçka që nuk ka ndodhur shpesh.
Nga autoritetet bëhet me dije se kamerat e hotelit kanë kapur të gjithë ngjarjen dhe pritet kqyrja e tyre për zbardhjen e ngjarjes.
Hasanbelliu raportohet se menjëherë pas sulmit është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton media belge.