Me skafandër motorri në kokë brenda në lokal/ Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën sotme Shëngjinin.

Sa i përket dinamikës mësohet se në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, është vrarë pronari i lokalit shtetasi Ardian Nikulaj, nga një person që ka hyrë me skafandë motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforishent  dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.

"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve." - njofton policia. 

Nderkaq viktima e sotme Ardian Nikulaj është denoncuar edhe nga sh-kryeministri, Sali Berisha, për blerjen e votave nga PSD ditën e dielë të votimeve, 25 prill 2021. 

EMISIONET