Më shumë të mitur me drogë, Tandili: 200 janë këtë vit, qëllimi rehabilitimi dhe edukimi

Nga viti në vit numri i të miturve që janë përfshirë në trafiqet e narkotikëve apo konsumojnë drogë është shtuar. Vitin e shkuar janë trajtuar 239 fëmijë ndërsa të dhënat janë shqetësues edhe në këto muaj

Përdorimi i drogës nga të miturit dhe implikimi i tyre në çështjet që lidhen me lëndët narkotike ka ardhur në rritje.

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, në vitin 2022 ka marrë nën kujdes 239 të mitur. Por shifrat janë të larta edhe në këto muaj.

“Për periudhën janar - mars 2023, Agjencia ka marrë në mbrojtje 90 raste të fëmijëve në konflikt me ligjin, ku bashkitë më të prekura janë Berati, Kuçova, Shkodra, Dibër, Krujë, Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe, Tiranë, Kamëz, Rrogozhinë, Vlorë dhe Himarë. Dhe në prill – qershor 2023 janë marrë në mbrojtje 100 raste të fëmijëve në konflikt me ligjin dhe pothuajse janë të njëjtat qytete”, u shpreh Alma Tandili.  

Klaudia Hasanllari thekson se qëllimi nuk është dënimi i të miturve por rehabilitimi i tyre.

“Qëllimi është që të miturit të cilët përfshihen në kriminalitet të trajtohen me masa të drejtësisë restauruese në bazë të nevojave që kanë për rehabilitim. Në rastet kur të miturit të jenë përdorues të lëndëve narkotike, sigurisht që kryesore dhe parësore është trajtimi i abduksioneve dhe më pas hartimi i planeve rehabilituese dhe riintegruese në shoqëri nëpërmjet punësimit, edukimit dhe masave të tjera që parashikon legjislacioni", thotë ajo.

Aktualisht, nga 28 të rinj të moshave 14-18 vjeç që vuajnë dënimin në institucionin përkatës dhe 4 akuzohen për cështje që lidhen me drogën, një trend që nuk ka njohur luhajte vitet e fundit.

EMISIONET