Me PAMJE/ I rrethuar nga RENEA dhe me duar mbas shpatullave, Marklen Haka futet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Marklen Haka është arrestuar pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revansh’.
“Ora News” ka siguruar pamjet e momentit të shoqërimit të tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës
Mësohet se ai është arrestuar në Nikël të Krujës, ndërsa kujtojmë që Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës”, ku në shtator të 2019 i shpëtoi një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.
Më tej ai u përball edhe me një atentat tjetër në 2022 ku mbeti i plagosur.
Haka akuzohet për tentativë vrasje, grup kriminal e armëmbajtje pa leje.