Arrestohet anëtari i “Bandës së Niklës”, Marklen Haka akuzohet për...
Një tjetër i shumë kërkuar në kuadër të operacionit "Revanshi" ka rënë në rrjetën e policisë.
Bëhet fjalë për Marklen Hakën i njohur si anëtari i “Bandës së Niklës”.
Marklen Haka mësohet se është prangosur në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, pasi ishte në kërkim për dosjen "Revanshi" nga SPAK dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah.
Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht. Ajo kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.
Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull.
Në janar të 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.
Kujtojmë se, më 12 qershor 2024, në Dubai u arrestua Durim Bami, i cili është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal. Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën.
GAZETARI SJELL DETAJET E ARRESTIMIT