Konfiskimi i RTV Ora në Parlamentin Europian, Gazment Bardhi: Në Shqipëri dhunohen mediet
Vendimi për kalimin e RTV Ora në administrimin e shtetit është bërë çështje debate në Parlamentin Evropian. Gazment Bardhi e ka cilësuar një çështje politike që ka pasur si qëllim linjën editorial të televizionit duke kërkuar dhe ndërhyrjen e europarlamentarëve për të garantuar lirinë e medias në Shqipëri. Bardhi u shpreh se në pak vite janë 3 medie nën presion, ku një prej tyre ka fituar dhe arbitrazhin. Por edhe pse liria e medies u garantua në rezolutën e PE ka qenë përfaqësuesi i qeverisë Taulant Balla që ka deklaruar se sulmi me polici ndaj RTV Ora nuk është politik.
Dhuna ndaj medies në Shqipëri nga qeveria dhe mazhoranca është kthyer në një shqetësim edhe për Parlamentin Evropian.
Në seancën e zhvilluar të enjten, 1 dhjetor 2022, mbi procesin e Stabilizim Asociimit përfaqësuesi i PD-së Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për ngritjen e Agjencisë së Informacionit, duke e cilësuar si një institucion propagande të ngjashme me ato të shteteve diktatoriale. Por më tej ai e ka cilësuar arbitrar vendimin për konfiskimin e TV Ora si dhe mbylljen e Agon Channel që i kushtoi miliona euro shqiptarëve
Gazmend Bardhi: “Në vitet e fundit një stacion televisioni u mbyll në mënyrë televizionit dhe për këtë do të paguhen miliona euro pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit. Po ashtu një tjetër televizion është vënë në administrimin e qeverisë dhe dje një tjetër television është duke u përballuar me një sulm për shkak të linjës editorial”
Por përmendja e RTV Ora duket se i ka djegur pikërisht përfaqësuesit të qeverisë Taulant Balla. Duke anashkaluar koston e arbitrazhit prej 120 milionë euro të fituar nga Agon Channel, Taulant Balla, i dalë së fundmi në përgjimet e Ardian Çapjas dhe të fshira me vendim gjykate është përgjigjur pikërisht aty ku I dhemb dhëmbi, duke sulmuar sërisht RTV Ora.
“Po një television është sekuestruar nga gjykata por jo nga qeveria por nga Gjykata e Posaçme”
Por Balla fton opozitën të sjellë dosjen në Parlamentin Evropian dhe duke harruar të sqarojë si qëndron e vërteta.
Kreu i deputetëve të qeverisë nuk shpjegon se pse në datën 3 gusht të vitit 2020 forca të shumta të policisë mbërritën në ambientet e RTV Ora me armë, maska dhe antiplumb, pamje këto që do të tmerronin këdo nga deputetët europianë.
Në fakt prokuroria në gjykatë pretendon për një arrestim të presidentit të RTV Ora në 17 shkurt në Itali, e njëjta prokurori deklaron se nga data 15 shkurt Ylli Ndroqi ka qenë në Angli dhe në datën 18 shkurt ka qenë në Angli.
Madje për të njëjtën çështje avokatët paraqitën dokumentet nga autoritetet italiane dhe të Lionit ku thuhet se nuk ka asnjë arrestim. Fakte këto që nuk u morën asnjëherë në shqyrtim.
Por kryetari i Grupit parlamentar socialist, Balla pretendon se nuk ka asnjë sulm nga qeveria, por si qëndron e vërteta?
Për rreth 3 vite televizioni ka denoncuar shantazhet me mesazhe, por edhe me zë të Erion Veliajt. Madje kryebashkiaku i Tiranës e ka paralajmëruar që ndaj Ndroqit do të nisë hetimi. E duke shkuar edhe më tej, ka qenë Veliaj që ka bërë thirrje publike për mbylljen e televizionit.
Shkaku? Kronikat që nuk janë me porosi e të gatshme, por puna e të gjithë gazetarëve.
Por si mund të mbrohet një media me sulmin e shtetit, dhe kur akuzat ngrihen nga ata të kapur në përgjime me botën e krimit dhe me ata të përfshirë në aferen kolosale të incineratorëve, apo në përgjimet e Ndraghetas?!
Ne jemi të gatshëm të përballemi në çdo institucion për të denoncuar presionin e ushtruar dhe të vërtetën me dokumente, madje edhe me politikën përballë.
Por po aq përfaqësuesi i mazhorancës, sot nën akuzë për sulmin ndaj tre televizioneve dhe tentativave për të mbyllur portalet kritike harron të thotë dhe rënien drastike të lirisë së medias në Shqipëri, e konfirmuar edhe në raportet ndërkombëtare.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.