Cako: Njolla e SPAK goditja e RTV Ora, nga 2001 Ylli Ndroqi nuk ka pasur probleme me drejtësinë italiane (Dokumenti)

Soros me CIA synojnë kreun e SPAK – ishte tema në "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako ku ai foli edhe për konfiskimin e RTV Ora.

Cako tha se SPAK ka një njollë, se bashku me ambasadat e huaja, për goditjen e Ramës dhe nga delfini i Bashkisë, Erion Veliaj, për goditjen e RTV Ora.

Cako: SPAK ka një njollë, se bashku me ambasadat e huaja, për goditjen e Ramës dhe nga delfini i Bashkisë, Erion Veliaj, për goditjen e RTV Ora. Edhe sot nuk ka asnjë akuza për Yllin Ndroqin. Ai akuzohet se ka pasur probleme me drejtësinë italiane, në fakt ekziston një dokument i drejtësisë ku thuhet se shteti italian nuk ka pasur asnjëherë probleme qysh nga vitit 2001 deri në vitin 2021.

Ky është një turp i madh i madh që Rama po bën dhe ambasada që heshtin kundër një medie të lirë. Rama njihet si një xhahil me njeriun e bashkisë për të luftuar medie. Rama i ka bllokuar informacionet për mediet. Ai po e kthen shtetin ku ai do të jetë si Enver Hoxha dikur, duke mësuar edhe këlyshët e G99 të bëjnë veprime të tillë. Dhe SPAK e ka treguar se ka qenë një vegël për konfiskimin e RTV Ora. Presidenti Nroqi nuk u la të fliste dhe iu morën edhe shtëpitë të kohës para viteve ’90.

Cako në emision publikoi për herë të parë edhe një dokument të autoriteteve italiane ku thuhet se Ylli Ndroqi nuk ka pasur probleme me shtetin italian qysh nga vitit 2001 deri në vitin 2021.

Më 4 nëntor oficerët e Byrosë së Komisionit Hetimor, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe administratorët shtetërorë mbërritën në ambientet e RTV Ora për të konfiskuar televizionin, ndërsa beteja vazhdon në Apel dhe në gjykatat ndërkombëtare. 

Cako: Njolla e SPAK goditja e RTV Ora, nga 2001 Ylli Ndroqi nuk ka pasur

EMISIONET