“Manualet edukative mbi sigurinë rrugore”, në kurrikulën e shkollave 9-vjeçare
Siguria rrugore së shpejti do të ketë një kurrikul të dedikuar në shkollat shqiptare.
Kurrikula e re do të jetë një kapitull në lëndën e qytetarisë për të gjithë arsimin parauniversitar.
Përmes saj synohet që nxënësit të marrin informacion mbi sigurinë rrugore dhe të nxiten gjithashtu aftësitë praktike.
Realizimi i saj vjen përmes një marrëveshje të arritur midis Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Kurrikulën e re, ministrja Evis Kushi e cilsoi të domosdoshme.
Ajo shtoi se përveç njohurive teorike do të zhvillohen aktivitete të ndryshme në të gjithë shkollat në vend.
Ministrja Kushi u shpreh se kjo është një kurrikul e re që kërkon angazhim të përbashkët për ta zbatuar siç duhet.


