Macaj: Në burgje është hequr kufiri i moshës, për herë të parë konkurojnë dhe për Gradë

Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore në burgje i ftuar në Ora News në emisionin "Epiqendër" të moderatores Sonila Musai tha se është kërkuar që në sistemin penitenciar të hiqet kufiri i moshës për konkurim për punonjësit.

Limiti ishte deri në 35 vjeç dhe tashmë kjo është hequr si kufi dhe mjafton të konkurosh dhe të plotësosh kriteret dhe pranohesh.

Sipas Macaj kjo është diçka pozitive dhe ka rritur numrin e aplikantëve për tu bërë pjesë e burgjeve.

epiqender

EMISIONET