Vrasja për pronën në Lushnje/ Viktima ishte kthyer nga Greqia dy ditë më parë, la jetim fëmijët e mitur

Ora News zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Garunjas të Lushnjes mes kushërinjve ku mbeti i vrarë një i ri ndërsa u plagosën babai i tij dhe dy vëllezërit.

Dy familjet, kushërinj me njëri-tjetrin, ishin në konflikt prej vitesh për pronësinë e një toke.

Disa ditë më parë ata ishin konfliktuar verbalisht, ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka precipituar në përdorimin e armës.

Shaipi dhe tre djemte e tij kanë shkuar mëngjesin e sotëm të punojnë tokën dhe Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë qëlluar mbi kushërinjtë e tyre me çifte, duke lënë të vdekur njërin prej tyre dhe plagosur tre të tjerët.

Viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur, kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

Forcat e policisë me në krye drejtorin Ferdinand Mara po krehin zonën për kapjen e autorëve, ndërsa ka pasur negociata me familjarët për dorëzimin e tyre.

EMISIONET