Lokali ishte kthyer në qendër bastesh online, pronari dhe kamarieri përfundojnë në pranga në Divjakë

Dy persona Altin Çoku 52 vjeç dhe Edmir Çela 35 vjeç u arrestuan në kuadër të operacionit “Game Over” në Divjakë.

Në lokalin në pronësi të Çokut, në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, dyshohet se organizoheshin lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe aparateve celularë.

Ndërsa Çela ishte kamarier në këtë lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në aparatin celular të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet e kryera rezultoi gjithashtu se Çela ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë.

EMISIONET