Lumë droge në Evropë/ 25 të arrestuar në Itali shumica shqiptarë. Sekuestrohen arsenal armësh, 3.8 mln euro pasuri. EMRAT

“ORA NEWS” zbardh detajet e një megaoperacionu të  autoriteteve italiane, gjermane e belge, të drejtuar nga Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Grattteri, e kordinuar nga Eurojust.

Si rezultat, mësohet se operacioni i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në një megatrafik droge në Europë, si dhe bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze, “Ndrangheta”.

Konkretisht mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008, dhe që ka mundur t'i shpëtojë arrestimeve të sotme.

Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n.

Operacioni i koduar  “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.

Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët investigative e përbërë nga autoritetet italiane, gjermane e belge e nën koordinimin e Eurojust.

25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Armëmbajtje pa leje, etj.

Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.

Gjatë paradites së sotme Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri do të mbajë një konferencë për mediat ku do të zbardh detajet e këtij operacioni.

Operacioni "Gentelman2" është vazhdim i operacionit "Gentelman" ekzekutuar më 2015, i cili coi në shkatërrimin e një trafiku droge përmes Amerikës së Jugut, Hollandës, Shqipërisë e Italisë.

Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.

Nga operacioni "Gentleman" u sekuestruan  gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.

Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Ledio Hajdini, 24 vjeç;

Dilaver Hajdini, 33 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruçi, 36 vjec;

Klodja Paza 36 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;

Ilir Ulqinaku 39 vjeç;

dhe Arben Zela, 32 vjeç.

Lajmi në përditësim ...

alba kepi nicola grattteri gazmend alliu ledio hajdini dilaver hajdini zigur hametaj zamir oruçi klodja paza fisnik smajlaj ilir ulqinaku arben zela

EMISIONET