Lokali i Qolëve frekuentohej nga politikan dhe ministra/ Nuredin Dumani rrëfen ngjarjet, Petrit Qoli shprehet se do lutet edhe për prokurorinë

Lokali i Qolëve frekuentohej nga politikan dhe ministra/ Nuredin Dumani

Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij para togave te zeza dhe para të pandehurëvë në procesin e dosjes Plumbi i Artë.

Me dyert të mbylluara ka rrëfyer disa episode kriminale që janë pjese e dosjes së SPAK si dhe ka vijuar përplasjen me disa prej të pandehurëve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.

Dumani është shprehur se me Festim dhe Petrit Qolin është bërë mik pasi ata  paguan avokatin dhe kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerr nga burgu me një raport mjeksor si i sëmurë.

Po ashtu ai është shprehur se në lokalin e Qolëve vinin politikanë e ministra por pa përmendur emra.

Ndërsa Gentian Sharra ka kundërshtuar dëshmine e bashkëpunëtorit ku ky i fundit e implikoi  në një ngjarje kriminale, por që në dëshminë paraprake nuk e ka përmendur këtë episod.

Ndërsa Petrit Qoli në senacën e kaluar tha se po e lënë në burg pa te drejtë duke ja mohuar të takojë dashurinë e jetës, këtë të enjte ai tha se do lutët edhe për prokurorët pasi i konsideronte si pjese e familjës.

EMISIONET