VIDEO/ RENEA hyri në apartament, vajza gjendet e vetme, në banesë gjenden dhe 2 armë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Astir, që “çoi në këmbë” RENEA-n.

Raportohet se vajza është gjendur e vetme në banesë. Mësohet se ajo është në gjendje të rënduar psikologjike.

Ndërkohë sipas gazetarit Isa Myzyraj në banesë u gjetën dy armë zjarri. 

VIDEO/ RENEA hyri në apartament, vajza gjendet e vetme, në banesë

Më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.

Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

“Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares”, informon policia.

EMISIONET