Liroi nga burgu Saimir Tahirin, gjykatësja Matilda Fetau vetëm 4 ditë më parë kaloi Vettingun
Ish-ministri Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia, pasi gjykatësja Matilda Fetau vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët.
Ndërkohë, sipas BIRN Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vettingun.
Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu.
Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.