La sot qelinë, vjen reagimi i parë i Saimir Tahirit, ish-ministri “premton” drejtësi

Pak orë pasi fitoi lirinë, ka ardhur reagimi i ishoministrit Saimir Tahiri, i cili përmes rrjeteve sociale shprehet se do të vazhdojë të kërkojë drejtësinë.

“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.

Të falënderoj me zemër ty që ke besuar gjithmonë te gjithçka jam e kam bërë unë!

Falëminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke më kujtuar çmimin e të vërtetës.

Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!

Falëminderit pamasë të gjithë!”, shprehet Saimir Tahiri.

EMISIONET