Dogjani: Lirimi i Tahirit, me standarde të dyfishta. Pasojat e kapjes së drejtësisë do zgjasin me dhjetëra vite

Asllan Dogjani, deputet dhe eskpert i sigurisë në një intervistë për “Ora News” u shpreh i shqetësuar për dhënien e lirisë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Lirimi i Tahirit, me standarde të dyfishta. Reforma në drejtësi është kapur sot, dhe pasojat e kësaj do të vazhdojnë për 30 vite.

Si jurist dhe ish-drejtues policie e kam parashikuar me kohë këtë kapje të drejtësisë.

Dhe lirimi i Saimir Tahirit, që u arrestua për grup të strukturuar kriminal dhe banda, sot është një dëshmi e dështimit të drejtësisë sot, që mban pas hekurave njerëz me akuza shumë herë më të lehta sesa ato që rënduan ndaj Tahirit”, u shpreh ndër të tjera, Asllan Dogjani.

Lidhur me rikthimin e Lulkzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, Dogjani u shpreh se:

“Lulzim Basha ka dalë nga dritarja e PD-së dhe jo nga dera. Dhe si i tillë nuk e shikoj të duhur Bashën që i bën mirë PD-së, pasi ai para se të ikte lëshoi gaz lotsjellës ndaj demokratëve, të cilët kishin votuar dhe e kishin mbështetur që ai të bëhej kryeministër, por që nuk diti të bëhej”, theksoi Dogjani.

EMISIONET