Lidhja Beqaj-Kurtulaj që prej 2015-ës/ Makina që vinte në SPAK, në emër të Ermal Kurtulaj
Në dosjen hetimore që “Ora News” disponon, Prokuroria e Posaçme thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë (SASPAC), shtetasin Ilir Beqaj, të cilat datojnë që në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë “Intech+”.
Duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikqyrjes ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj, dhe më pas me krijimin e kësaj agjencie, si i punësuar në projektin “Eusair Facility Point”.
Po ashtu, rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyrë të vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, i cili rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ermal Kurtulaj, duke ngritur dyshime se mjeti mund të jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Begaj.
Automjeti rezulton të jetë blerë në 06.09.2019 dhe shtetasi llir Beqaj në atë kohë ka qenë deputet i Republikës së Shqipërisë.
Ky mjet më parë ka patur targën AA... YP, targë e ndryshuar në datën 27.06.2022.
Po ashtu, nga këqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave të marra, ky shtetas ështëparaqitur edhe në Prokurorinë e Posaçme me këtë mjet.
Ai ka dalë përgjatë vitit 2020 me këtë mjet jashtë territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani.