Sheme: Pse Botërori në SHBA është më spektakolari, nga biletat e shitura te ndryshimet e FIFA-s
Trajneri i futbollit, Argid Sheme, i ftuar në emisionin "Ora e Botërorit", në "Ora News", ka vlerësuar maksimalisht Botërorin e fundit të organizuar në SHBA, duke e cilësuar atë si një nga eventet më spektakolare dhe më dinamike të viteve të fundit.
" Unë mendoj që nga të gjithë botërorët e fundit është botëror spektakolar.
Po e para njëherë, e para njëherë organizohet në Amerikë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, super fuqi bote, po e tregojnë edhe në mënyrën e organizimit.
Stadiumet janë plot. Biletat janë totalisht të shitura pavarësisht se çmimi është pak i lartë, por ai niveli i jetesës atje është normalisht i lartë edhe është i pranueshëm.
Nga ana tjetër kemi një futboll spektakolar, gjithashtu dhe me ndryshimin që ka bërë FIFA te rregullat e lojës, në bazë të statistikave, flasim gjithmonë me statistika të sakta, futbolli është bërë, loja është bërë më dinamike.
Pra, qoftë edhe nga rinisja e lojës tek portieri, qoftë te tranzicionet e lojës ka, ka një dinamizëm më të lartë, ka vrapime më shumë, ka sprinte më shumë, po shohim edhe në bazë të statistikave që ka dhe gola më shumë",u shpreh Sheme.

