Begaj uron efektivët shqiptarë në Komandën Rajonale Perëndim, të KFOR-it në Pejë

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Komandën Rajonale të KFOR në Pejë.

Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vaça, Komandantin e bazës ushtarake. Ndërsa zhvilloi dhe një inspektim të armatimeve.

KFOR-in e quajti një histori suksesi.

“Ajo që ju po bëni këtu është  shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, theksoi kreu i Shtetit.

Në pritje me trupat shqiptarë, kreu i shtetit mori edhe një dhuratë të veçante.

Begaj falënderoi efektivët për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit dhe kontributin në misionet paqeruajtëse.

“Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja. Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, u shpreh Begaj.

Po ashtu ai theksoi se shqipëria do të vijojë të kontribuojë në sigurinë botërore

“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.

Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë. Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake”, tha Begaj, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë.

Begaj uron efektivët shqiptarë në Komandën Rajonale

EMISIONET