Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh pasuesin Gëzim Xhafa
Teksa Lefter Alla po përballet në SPAK me akuza penale vendi I tij është zëvendësuar nga ish-bashkëpunëtorët e tij në Këshillin Bashkiak. Të premten u zgjodh kreu i ri i bashkisë që do ta drejtojë Bulqizën deri në mandatimin e kryetarit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 majit.
Bashkia e Bulqizës do të drejtohet nga Gëzim Xhafa, deri në mandatimin e kryetarit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 majit.
Pas arrestimit nga Struktura e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit të kryetari të Bashkisë Lefter Alla, këshilli Bashkiak në Bulqizë zgjodhi të premten Xhafën për ta drejtuar bashkinë këto muaj.
Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës, dhe pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm.
4 anëtarë votuan kundër tij, ndërsa 1 votë ishte e pavlefshme. Votimi u krye në mënyrë të fshehtë në ambientet e Bashkisë së Bulqizës
Pas vendimit të së premtes Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.
Pozicioni i drejtuesit të bashkisë së Bulqizës mbeti bosh pas arrestimit të Lefter Alles i cili po akuzohet nga Prokurori e Posaçme për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.