Lajmi nga Ora News u ndryshoi jetën/ Shtëpi të re për Isaleon dhe familjen që e gjeti të braktisur në Vlorë

Në Janar të 2020 Televizioni Ora News u gjend në shtëpinë e Isaleo Xhemalit, djalit të cilin e braktisën prindërit dhe nëna e hodhi në koshin e mbeturinave.

Ai u gjend nga Leonard Xhemali, i cili bëri apel për ndihmë, pasi jetonte ne kushte skandaloze, e thirrjes së tij ju përgjigj boksieri Ismail Keta dhe fondacioni "Keta for Kids".

Shtëpia e tyre sot është e re, dhe familja Xhemali falënderon te gjithë ata që ju gjendën pranë.

"Faleminderit  shumë Ora News që më ka bërë këto të mira dhe Ismail Keta të rrojë dhe 100 vjet, Ju falënderoj të gjithëve."

"Ndihemi shumë mirë, aq jemi gëzuar sa më s'ka. Ju faleminderit shumë që do na ngrini këto shtëpi të reja."

Fondacioni "Keta For Kids" është falënderues për këdo që dha kontribut për ndërtimin e kësaj banese.

"Një falënderim të madh jo vetëm Ismailit, por edhe gjithë miqve të tij që u angazhuan për të mbledhur lekët për të ndërtuar këtë shtëpi."

U desh angazhimi i komunitetit për të përmirësuar jetën e familjes Xhemali, që më pas të reagonte dhe Bashkia e Vlorës.

"Afati kohoor i realizimit të projektit është rreth tre muaj. Shpresojmë të arrijmë në kohë që fëmija mos rrijë më shumë kohë me qira."

Rindërtimi i banesës pritet të zgjasë tre muaj dhe më pas familja Xhemali me gjashtë anëtarë dhe Isaleo Xhemali 14 vjeç do të jetojnë në kushte të mira.

Lajmi  nga Ora News u ndryshoi jetën/ Shtëpi të re për

EMISIONET