Laboratori i dr*gës në Frakull, SPAK zbërthen dy prej të pandehurve, i bën bashkëpunëtorë

Prokuroria e Posaçme u ka dhënë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dy prej të pandehurve të procedimit penal lidhur me laboratorin e drogës në Frakull.

Njëri prej tyre është shtetas i huaj dhe tjetri shqiptar, por emrat mbahen të rezervuar për shkak të sekretit hetimor, hetime në të cilat ka koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Bashkëpunëtorët thonë burimet, kanë dhënë emra dhe episode të reja si të përfshirë në aktivitetin kriminal, ndërsa deri tani janë identifikuar në kuadër të 3 procedimeve mbi 15 persona teksa hetimi nisi në 2022 kur u zbulua në banesën e familjes Çervanalu në Frakull të Fierit, laboratori i përpunimit të kokainës ku u sekuestruan mbi 480 kg që dyshohet se ishte sjellë nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial.

EMISIONET