Ky është shefi i stërvitjes së RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në "Audi"

Ky është shefi i stërvitjes së RENEA-s që u kap me 113

Ky është Altin Morina, shef i Stërvitjes te Reparti Special RENEA, i cili u arrestua mesditën e sotme nga  shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja me 113 mijë euro në makinë.

Ai po qarkullonte me automjet tip "Audi" dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash.

"Te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin A. M., 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" njoftoi policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

EMISIONET