Kuvendi i Berishës, Këlliçi zbulon sa kushton qiraja e stadiumit "Air Albania": Më pak se Led-wolli i Bashës

Kuvendi i Berishës, Këlliçi zbulon sa kushton qiraja e

Deputeti Belind Këlliçi ka mbyllur spekulimet rreth qirasë që do të paguhet për të vënë në dispozicion të Kuvendit të PD-së stadiumin "Air Albania".

Ai zbuloi se qiraja në stadiumin "Air Albania" ku do mbahet Kuvendi i thirrur nga Berisha kushton 1 milionë lekë të reja, ndërsa shtoi se çdo shpenzim do bëhet transparent.

“Jam i bindur se qeraja e stadiumit është shumë më pak se Led-wolli që u përdor paraditen e sotme në aktivitetin e Bashës te Art Turbina” –shtoi Këlliçi.

Deklaratat deputeti demokrat i bëri në emisionin "Open" të Eni Vasilit.

Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar të PD, në axhendën e të cilit është edhe shkarkimi i kryetarit të partisë.

Ndërkohë Basha nga ana tjetër ka thirrur një tjetër Kuvend të PD me 18 dhjetor.

EMISIONET