"Kushtetuesja të shkarkojë Metën", Rama nga SHBA: Duhet të vërë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur

Mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën është e vendosur që të mos e lërë Ilir Metën ta çojë deri në fund mandatin e tij të plotë 5-vjeçar, të cilit i përfundon me 24 korrik të këtij vitit.

Edhe pse ky vendim tashmë i takon drejtësisë, kryeministri e pa të nevojshme që nga Ëashingtoni të orientonte anëtarët e Gjykatë Kushtetuese.

"Është koha që ti lihet Gjykatës Kushtetuese fjala dhe mundësia që të vendosë në vend nderin e nëpërkëmbur të Kushtetutës."

Duke nisur nga vizitat e shpesht të tij në SHBA, Edi Rama është pyetur nga gazetarët nëse Ilir Meta pas një shkarkimi të mundshëm do të ketë të njëjtin fat si Sali Berisha për t’u shpallur "non grata" nga DASH.

"Janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë por duke qenë se Ilir Meta është në gjykim nga Gjykata Kushtetuese nuk do të doja të hyja në këtë grackë."

Por mohon akuzat e ish-kryeministrit që DASH është ndikuar nga jashtë për të marrë një vendim të tillë.

"Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e tij. SHBA ka konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat e kanë shpallur nongrata. Të thuash që SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA-në se janë një shtet pa dinjitet, seriozitet e pa integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve.

Nëse SHBA do të influencohej kaq kollaj prej vitesh do të ishin peng I diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse por kjo nuk ndodh sepse SHBA ka një tjetër model qeverisjeje. Kjo është farsë për të ardhur keq dhe për të ardhur keq për ata që besojnë në të tilla marrëzira." 

Për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Edi Rama nuk di se sa bashki do të marrë PS, por ai është i bindur për rezultatin e Lulzim Bashës.

"Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, duhet ti qëndrojë besnik profilit të vet që është të humbasë përsëri."

Në zgjedhjet për 6 bashkitë, Edi Rama nuk do të jetë vetëm përballë Bashës, por në garë do të ketë edhe kandidatët e Sali Berishës nën logon “Shtëpia e Lirisë”.

"Kushtetuesja të shkarkojë Metën", Rama nga SHBA: Duhet

EMISIONET