Kurti: Të merren masa që çdo Federatë të ketë të detyrueshme një mjek sportiv dhe nutricist
I ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren dhe moderatoren Sonila Musai ishte Xhersi Kurti, trajner në sportin e Tajkondos, njëherësh dhe ish-trajner i Kombëtraes.
Ai u shpreh se një pjesë e mirë e atletëve nuk janë në dijeni të suplementëve që po marrin ose ka raste që thjesht bëjnë një kontroll dhe mjeku i jep ilaçet dhe ka ilaçe që hyjnë tek substancat e ndaluara dhe është një rast që ka ndodhur shumë herë në disa Federata.
"Dua të ngre zërin në lidhje me mjekun sportiv . Është shumë e rëndësishme që çdo Federatë ta ketë të detyrueshme në buxhetin e tyre që të kenë një mjek sportiv dhe nutricist".