Kreu i PD-së në Kombinat, Visha: Rezultati i 14 majit për opozitën ishte kastrofik. Koha që demokratët të bashkohen

Partia Demokratike shënoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet vendore të 14 majit në Kryeqytet, ku kandidati Roland Bejko u rendit i katërti.

Zhgënjimin për këtë nuk e fshehu edhe kreu i degës 6 të PD-së në Tiranë, Dashnor Visha, i cili në një intervistë për “Ora News”, theksoi se demokratët dhe opozita ende nuk e kanë marrë veten nga kjo humbje e thellë.

Partia Demokratike ka vendosur që kryetari i saj të zgjidhet sa më parë për shkak se mungesa e tij mund të çojë në asgjësimin e kësaj force poltiike.

Kështu e ka shpjeguar drejtuesi i degës 6 të PD, Dashnor Visha vendimin e kolegjit të kryetarëve për zgjedhjen urgjente të kryetarit.

Visha nuk përjashton mundësinë e një bashkimi mes palëve dhe rikandidimin e ish-kryetarit Lulzim Basha.

Ndërkaq Visha nuk e kurseu thirrjen e tij për bashkim të demokratëve, si e vetmja mënyrë që PD-ja të kthehet në alternativë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

katerina hysenllari dashnor visha

EMISIONET