K*rcënoi të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 13:44

Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A.
