Konflikt për pronat, parandalohet përplasja me armë në Mat, arrestohet 80-vjeçari i dënuar për vrasje. EMRI
Falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i një ngjarjeje kriminale në Mat.
Pasi kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, është vënë në pranga nga policia 80-vjeçari Ibrahim Lika, i dënuar më parë për vrasje.
Në cilësinë e provave shërbimet e policisë sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen "Pjetër Budi", në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.
Gjithashtu Policia mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.