Konflikt në Kurbin, dy persona qëllojnë me armë zjarri banesën e një shtetasi, FNSH rrethon zonën

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy persona për kanosjen me armë zjarri të një shtetasi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen "Demokracia", Mamurras.
Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit Paulor Noka dhe Romario Gjoni, banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Shtjefen Ndreka, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.
-
Kosova del me pikë nga Izraeli, VAR i mohon suksesin (VIDEO)
25 Mars, 19:56 -
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.
Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



