Kosova del me pikë nga Izraeli, VAR i mohon suksesin (VIDEO)

Kosova del me pikë nga Izraeli, VAR i mohon suksesin (VIDEO)

Kosova flirton me fitoren në Tel Aviv përballë Izraelit në një ndeshje spektakolare për "Dardanët" që u ndalën në barazim 1-1 edhe pse shënuan të parët dhe madje dyfishuan por sistemi VAR anuloi rrjetën e dytë.

Ndeshje shumë e luftuar në Izrael, e vlefshme.për grupin I ku Eli Dasa në min.36 ktheu në portën e tij një top të nisur nga këmbët e Milot Rashicës. 

Më pas në pjesën e dytë, Milot Rashicës ia mohoi festën sistemi VAR për prekje të topit me dorë. Një gol që mund të kishte mbyllur çdo llogari në Izrael. 

Dor Peretz vendosi barazpeshën për skuadrën nga Lindja e Mesme. Gjithsesi, ky është një barazim shumë i rëndësishëm për Kosovën në një transfertë të vështirë.

Rashica kishte një mundësi të artë në fundin e takimit por sulmuesi i “dardanëve” nuk arriti të shënonte një gol që mund të ishte historik për Kosovën. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, para rreth 30 mijë të pranishmëve.

EMISIONET