Komisioni hetimor: Incineratori i Elbasanit prej 2016 ende nuk ka një një çmim nga ERE për energjine elektrike

Edhe pse incineratori i Elbasanit ka përfunduar punimet që në nëntor të vitit 2016, ende nuk ka një marrëveshje mes kompanisë koncensionare dhe Entit Rregullator të Energjisë për çmimin e energjisë që hidhet në rrjet nga ky impiant.

Lajmi u konfirmua nga Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, e cila tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e lidhur për prodhimin e energjisë që në nëntor të vitit 2016.

 “Sot qe flasim ERE nuk ka një çmim për energjine elektrike. Shkresa e fundit që i është dërguar ERE është në tetor 2021”

Deputetët e opozitës bënë me dije se ka pasur diskutime mes kompanisë Albteg Energy dhe Bashkisë Elbasan në lidhje me kontratën 25-vjeçare të prodhimit të energjisë. Kjo pasi kompania pretendon se fitimet nga prodhimi i energjisë për 25 vitet e ardhshme do t’i përfitojë ajo.

Sekretarja e ministrisë sqaroi se në momentin e transferimit bëhet kalimi jo vetëm i aseteve, por dhe i licencave të lidhura nga koncensionari.

“Kur te transferoheshin asetet do transferoheshin dhe licencat e mundshme që ajo ka marrë për përpunimin e mbetjeve, të gjitha janë të transferueshme tek aksioneri i ri”.

Debatet në Komision vijuan pasi kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku kërkoi të dinte nga përfaqësuesja e ministrisë nëse kishin dijeni për ndryshimin e pronësisë së inceneratorit të Fierit.

“Nuk jam në dijeni të një kërkese nga koncesionari për ndryshimin e pronësisë së kompanisë” tha ajo.

Ndër të tjera përfaqësuesja e qeverisë deklaroi se nëse nuk do ishin bërë pagesat për incineratorin e Fierit nuk do të kishte objekt për incinerimin e mbetjeve.

EMISIONET