Kanosën biznesmenin për tenderin, juristi i Veliaj me një tjetër në burg, i liroi i ati
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy prej tre të arrestuarve për kanosjen e biznesmenit për tenderin e bashkisë Tiranë.
Gjykata vendosi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për Edmir Bocin dhe Algert Alcanin, ndërsa për Shaqir Alcanin gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Tre të akuzuarit, banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar Eral Myftaraj, administratorin e një biznesi me qendër në Cerrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte.
Prokuroria Elbasanit kishte kërkuar masën e arrestit me burg për 3 të arrestuarit.