Kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së “Gërdecit”, GJKKO rrëzon Irena Gjokën

Rrëzohet kërkesa e Irena Gjokës për t’u dorëhequr nga çështja penale në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zëvendëskryetari i GJKKO, Erjon Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë.

Vendimin e relatori vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e kësaj të mërkure. Prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqsor, ndërkohë seanca u shty në datë 9 dhjetor për të vijuar me këtë moment procedural.

Më herët, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatëve të Fatmir Mediut për përjashtimin e Irena Gjokës.

Pas kësaj, vetë Gjoka kërkoi të largohej nga çështja me argumentin se ka shqyrtuar në fazë paraprake të njëjtën dosje.

EMISIONET