Kera: Gruaja nuk krahasohet, respektohet për atë që është
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 20:02
Teologu Vladimir Kera ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli për Ligjin e Barazisë Gjinore dhe mënyrën se si ai reflekton në raportet mes grave dhe burrave në shoqërinë shqiptare.
Gjatë intervistës, Kera theksoi se respekti dhe fuqizimi i gruas duhet të burojnë nga vlerësimi i rolit të saj natyror dhe shoqëror, jo nga krahasimet me burrat.
“Unë forcoj gruan si grua.
S’kam pse ta forcoj duke bërë krahasime me veten. E vlerësoj për atë që është dhe kam respekt për atë që është,” – u shpreh Kera.

