Kapri: Të hiqet data 29 dhe të mos jetë pushim si në shumë vende, të fokusohemi tek 28 nëntori
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, pedagogu Erald Kapri u shpreh se shumë vende nuk kanë ushqim për festën e çlirimit dhe mirë do të ishte të hiqej.
Ai tha se për datën 17 si çlirim nuk është sepse ka dyshimet e veta, dhe se në atë datë ka pasur me dhjetëra familje që kanë hapur dyert e mortit të vrara nga partizanët.
Kapri: Shumë vende nuk kanë ushqim për festën e çlirimit dhe mirë do të ishte të hiqeshin sepse kemi shumë festa që 28 nëntori të kishte më shumë vëmendje. Edhe për datën 17 si çlirim nuk jam sepse ka dyshimet e veta, në atë datë ka pasur me dhjetar familje që kanë hapur dyert e mortit të vrara nga partizanët.
Më e mira do të ishte që është edhe një datë simbolike e lidhur me diktaturën të lihet vetëm data 28 nëntor, dhe 29-ta të hiqet meqë lidhet edhe me komunizmin"
Emisioni “Ora e Betit” transmetohet çdo të martë e të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.