Jo vetëm tek Uzina e Gramshit, Në telefonat e 2 rusëve dhe ukrainasit materiale nga baza të tjera ushtarake, ku bazohen dyshimet për spiunazh

Jo vetëm tek Uzina e Gramshit, Në telefonat e 2 rusëve dhe

Janë zbardhur detaje të reja për 3 shtetasit e huaj që u përfshinë në incidentin e të shtunës në mbrëmje në Uzinën e Ushtarake në Gramsh, ndaj të cilave mes të tjerave akuza e Elbasanit ka ngritur edhe akuzën për spiunazh.

Gjatë fazës hetimore nga kjo e fundit, në telefonat e tyre janë gjetur fotografi dhe materiale të tjera të bazave të tjera ushtarake në Shqipëri përveç asaj të Gramshit.

Këto materiale i përkasin periudhës së Gushtit të këtij viti, teksa për prokurorinë përforcojnë dyshimet se këta 3 shtetas të jenë pjesë e një rrjeti spiunazhi që dëmtojnë interesat e vendit tonë, mëson gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur, se janë zbërthyer aparatet celulare të 3 shtetasve të huaj ku kanë gjetur shkëmbime informacioni dhe komunikime të dyshimta me persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme por kryesisht "Telegramit".


Hetimi nga Prokuroria e Elbasanit 

Prokuroria Elbasanit qëndron në krye të hetimeve ndërsa çështja do të vijojë të hetohet nga kjo prokurori dhe jo në Strukturën e Posaçme. Sa i përket kontakteve që kanë kryer këta shtetas me persona të tjerë, po bëhen verifikime për identifikimin e tyre dhe aktivitetit me të cilin merren.

Sa i takon 4 shtetasve çekë, të kapur në rrethana të ngjashme në Poliçan, të njëjtat burime shprehen se në këtë fazë hetimi nuk është konstatuar asnjë lidhje me njëra-tjetrën, mëson Ora News.

Jo vetëm tek Uzina e Gramshit, Në telefonat e 2 rusëve dhe

Ndalimi

Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin, të dy shtetas ruse si dhe 25 vjecari me shtetesi ukrainase me F.A u ndaluan më 20 gusht 2022, pasi filmuan ambientet e Uzinës Ushtarake të Gramshit. Zorin sulmoi dy ushtarë me spraj neuroparalizues në tentativën për tu larguar ndërsa dy të tjerët e prisnin me "Chevrolet" jashtë ambienteve të Uzinës'

Ata po hetohen per tre vepra penale;“Goditje për shkak të detyrës”, Sigurim i informatave” kryer në bashkëpunim dhe “Dhënie e informatave sekrete”. Nëse ata shpallen fajtorë rrezikojnë deri ne 10 vite burg.

EMISIONET