Incidenti në Uzinën Ushtarake të Gramshit/ Ngrihen 3 akuza për 2 rusët dhe ukrainasin, mes tyre “Dhënia e informatave sekrete"

Policia e Elbasanit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje  me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme (20 gusht) në afërsi të rrethimit të Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, ku u arrestuan dy rusë e një ukrainas pasi sulmuan dy ushtarë si dhe filmuan ambientet e uzinës.

"Nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Mikhail Zorin M. Z., 24 vjeç, Svetlana Timofoeva 33 vjeçe, të dy shtetas rus dhe F. A., 25 vjeç, shtetas ukrainas."njofton policia.

Të tre akuzohen për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Ndërkohë policia bën me dije se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Po çfarë dëshmuan tre të arrestuarit?

Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec, te dy shtetas ruse si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas u ndaluan pasditen e 20 gushtit 2022 ndërsa dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spraj neuroparalizues.

Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik të ndërtuar në vendet satellite të tij gjatë periudhës së komunizmit, raportoi gazetari i Ora Neës, Elton Qyno.

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshë, si dhe vende të unizës, territore të braktisura.

Incidenti në Uzinën Ushtarake të Gramshit/ Ngrihen 3 akuza

Ja sa vite burg rrezikojnë të arrestuarit

Nuk dihet nëse ata kanë qenë spiunë, por sipas asaj që thuhet në nenin 237, rusët mund të dënohen me gjobë ose burg gjer me tre vjet për goditje ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen detyrë shtetërore, si në rastin e dy ushtarëve shqiptarë që ishin roje të uzinës në momentin që kanë hyrë shtetasit rusë dhe ukrainasi.

Ndërkohë sipas nenit 214, personat që sigurojnë informata sekrete me karakter ushtarak me qëllim për t’iu dhënë një fuqie të huaj, mund të dënohet me burgim nga tre deri në 10 vite.  

EMISIONET