Pas rusëve, kapen 4 çekë duke fotografuar uzinën e armëve në Poliçan

Ushtria duket se ka shtuar masat për të zbuluar se cilët janë turistët që po filmojnë dhe fotografojnë ish-bazat ushtarake apo uzinat e kyçura. Pa kaluar 12 orë nga rasti ku dy rusë dhe një ukrainas u zbuluan në Gramsh, sinjali i alarmit u ndez në Poliçan.

Dy shtetas çekë 42 dhe 51 vjeçarë u kapën me aparat fotografik në tynelet e Poliçanit. Në fakt kanë qenë bashkëshortet e tyre që i kanë zbuluar, pasi po qëndronin në ambientet e jashtme të zonës në ruajtje.

Të katër personat u shoqëruan në komisariatin e Beratit ku janë marrë në pyetje.

Mësohet se ata kanë kundërshtuar mundësinë që të kenë aktivitet spiunazhi, por kanë deklaruar se fotografojnë zona të braktisura ushtarake për ti postuar në rrjetet sociale.

Ajo çfarë e bën ngjarjen edhe më absurd është fakti se në youtube gjen video të plota nga uzinat dhe repartet ushtarake, madje dhe në Poliçan. Madje në to dëgjohet kur blogerët shprehen se në Shqipëri ka nga një bunker për këto.

Përmes këtyre pamjeve ata rrëfejnë rrugën që ndoqën, por edhe mënyrën se si i shmangën natën rojet e ushtrisë për të mos u kapur.

Fakti që ky postim i hedhur në shkurt të dy viteve më parë është parë nga 1.6 milionë vetë tregon se ia kanë dalë pa u zbuluar.

Pas rusëve, kapen 4 çekë duke fotografuar uzinën e

EMISIONET