Ja deputetët që iu përgjigjën thirrjes së Alibeajt për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar
Thirrjes së Enkelejd Alibeaj për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, i janë përgjigjur 20 deputetë.
Mes tyre janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ervin Salinanji e Lefter Geshtenja.
Deputetët që do të jenë pjesë e mbledhjes:
Jorida Tabaku
Dhurata Cupi
Oriola Pampuri
Emilia Koliqi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Seladin Jakupllari
Sajmir Korreshi
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Eralda Tase Bano
Ervin Salianji
Kreshnik Collaku
Enkelejd Alibeaj
Arber Agalliu
Ferdindand Xhaferri
Gazment Bardhi
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha.
Pak më parë Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat, tha se në këtë mbledhje do të diskutohet për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë Ervin Salianji ndërsa hynte në selinë blu, ai tha për mediat se ka një përpjekje skizofrenike për të ndarë Partinë Demokratike në dy pjesë.
Deputeti nënvizoi se mbledhjet e grupit të kësaj partie janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve.
Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pas Kuvendit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i cili e shkarkoi Alibeajn nga posti i kreut të grupit parlamentar.
Kuvendi shpalli vakancën për kreun e grupit parlamentar të PD-së.


