Kuvendi e shkarkoi, Enkelejd Aliebaj thërret Grupin Parlamentar të PD-së

Enkelejd Aliebaj ka mbledhur grupin Parlamentar të PD-së.  

Në një deklaratë për mediat ai tha se në mbledhje do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ndër të tjera Alibeaj tha se do të dëgjoj opinionin e deputetëve për çështjet të cilat do të diskutohen.

Enkeljed Alibeaj: Çështje të tjera janë ato të Komitetit të Posaçëm të kërkuar nga ne, lidhur me praktikat korruptive të investitorëve strategjikë, sigurisht dhe çështje të tjera si është ajo e presidentit. Unë në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar kam detyrimin që t’i thërrasë për të dëgjuar zërin e deputetëve. 

Zakonisht për çështjet të tilla që janë mbledhje të grupit parlamentar, ju e dini që ka një rregullore të grupit parlamentar. Në këtë rregullore ka një nen që përcakton që mbledhja e grupit parlamentar thirret nga kreu i grupit parlamentar. Ajo që është e rëndësishme është se për çështje të rëndësishme duhet të respektohet zëri i çdo deputeti. Është e drejta detyrimi i secilit deputetë, të marrë pjesë dhe të shprehë hapur mendimin e tyre.

Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pas Kuvendit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i cili e shkarkoi Alibeajn nga posti i kreut të grupit parlamentar.

Kuvendi shpalli vakancën për kreun e grupit parlamentar të PD-së.

EMISIONET