“Sherr” për mbështetjen në fushatë, dorëhiqet nënkryetari dhe shefi i policisë bashkiake Shkodër

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, i renditur i 11 në listën e partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka dhënë dorëheqjen nga posti në institucionin e drejtuar nga Voltana Ademi!

Vendimin ai e ka bërë të ditur me një mesazh drejtuar strukurave të Partisë, ndërsa burimet thonë se largimi është pasojë e pakënaqësive për mbështetjen e munguar nga ana e kryebashkiakes.

Zërat për pakënaqësi, Gjuraj i përforcon kur thekson: “Jam shumë i qetë në marrjen e këtij vendimi pasi vlerësoj se mandatet tona u përkasin të gjithë demokratëve dhe se përmbushja e angazhimit të sinqertë  shoqnor nuk e pranon luftën për të kapur karrige pushteti duke shkelur mbi parimet e përfaqësimit”

Ndarje me Voltana Ademin, Gjuraj e konfirmon kur thotë se gjatë fushatës ka marrë ankesa nga qytetarët për funksionimin e administratës dhe Qeverisjes Vendore.  

“Ankesat kanë arritur deri në organet e larta drejtuese edhe përmes përfaqësuesve më të larte politik në nivel Rajoni”

Po gjatë të martës mësohet se dorëheqjen e ka dhënë nga detyra e drejtorit të policisë bashkiake edhe Anton Hasanpapaj.

Pritet që në orët dhe ditët në vijim të ketë të tjera dorëheqje në bashkinë Shkoder, ku mësohet se ndaj Voltana Ademit janë rritur pakënaqësitë veçanërisht për shkak të pozicionimit të saj në fushatë ndaj kandidatëve të caktuar.

EMISIONET