Ishte në kërkim, 5 ditë para arrestimit, Agim Kajmaku udhëtoi nga Tirana në Itali, gruaja e tij me 2 mln $ në bankë

Agim Kajmaku, ish kryetari i Bashkisë së Vorës, i zgjedhur nga Partia Socialiste e i shpallur në kërkim prej 9 nëntorit të vitit 2019, 5 ditë para arrestimit me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij në Grottamare në provincën e San Bendetto del Tronto në Itali, kishte udhëtuar i qetë me avion nga Tirana në Ancoa.

Në një llogari bankare në emër të bashkëshortes së tij janë gjetur 2 milionë dollarë dhe në këtë trafik kokainë mund të jenë përfshirë dhe emra të tjerë të politikës shqiptare.

Këto detaje janë zbardhur sot nga media italiane Il Resto del Carlino, e cila informon se mbi këtë megasekuestrim kokainë që kap vlerën e 1 milionë euro po hetojnë bashkarisht Interpol, Policia Italiane e Policia Shqiptare.

Me shumë gjasa kokaina e trafikuar vinte nga vendet e ulëta si Holanda e është gjetur pikërisht një qytezë e vogël si Monterubbiano, mjaft pranë portit të Ankonës e atij të Barit për ta magazinuar e trafikuar atë.

Autoritetet italiane kanë vërtetuar se për të transportuar kokainën e fshehur në vazot me lule, Agim Kajmaku, i cili ka kuota në kompaninë e menaxhuar nga gruaja e tij e për llogari të së cilës ishte kryer blerja e luleve, kishin marrë me qira një makinë.

Është vërtetuar gjithashtu se Agim Kajmaku jetonte shpesh në komunën e Monterubbianos , në banesën e nipit të tij 34-vjeçar.

Autoritetet italiane kanë dyshimin se të dy së bashku me mbështetjen e bashkëpunimin e krimit të organizuar shqiptar trafikonin kilogramë e kilogramë drogë.

"Durrës-Monterubbiano, kokainë express" duket si emri i një filmi por është e vërteta e zbuluar nga Interpol e Autoritetet policore italiane e shqiptare ku dyshohet se janë përfshirë dhe disa politikanë të tjerë shqiptarë.

EMISIONET